75 Mall Live Search
10:40 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / AR

Së shpejti publikohet libri i Britney Spears, kjo është ‘surpriza’ e saj

Libri i Britney Spears do të dalë në shitje së shpejti, por vetëm një pjesë e historisë do të tregohet me zërin e saj, kur bëhet fjala për versionin audio, ndërsa pjesa tjetër do të trajtohet nga një ‘mysafir surprizë’. Kështu ka mësuar TMZ.

Burimet pranë botuesit “The Woman in Me”, thonë për TMZ se Britney ka regjistruar njerëzit që do ta dëgjojnë kur ta blejnë librin audio, transmeton Indeksonline.

“Ajo nuk ka bërë audio për familjarët e saj sepse ishin të dhimbshme”, tha burimi.

Pra, libri pritet të dalë me 24 tetor por ende është e paqartë se kush do të jetë në krye të gjithë kësaj./Indeksonline/