75 Mall Live Search
09:29 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Së shpejti rikthehen në shitje biletat për ndeshjen Kosova- Anglia

Pas rënies së sistemit për blerjen e biletave online dhe konfirmimit që webi tiks.app pati sulm kibernetikë, shumë shpejt biletat për ndeshjen e shekullit rikthehen në shitje.

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur që përkrahja e kërkuar nga kompania e shitjes së biletave online, do u vihet shpejt në ndihmë, kësisoj biletat do rikthehen në webin zyrtar, shkruan Indeksonline.

Interesimi i tifozëve kosovarë ka qenë më se i jashtëzakonshëm, kjo edhe për shkakun se në “Fadil Vokrri” nuk ka zbritur asnjëherë një Kombëtare që kap vlerën e mbi 1 miliard eurove për nga vlera e lojtarëve.

Kur dihet se Anglia është djep i futbollit, Kosova është pasardhësi më i mirë i të bukurës në këtë sport, e kjo ndeshje nuk është për t’u humbur, ndaj sa më parë po punohet që të rivihet në shërbimin e qytetarit edhe qasja për ta siguruar një biletë për t’i parë nga afër yjet botërorë dhe djemtë e Kosovës.

Anglia  kryeson grupin, ndërsa Kosova dhe Çekia po luftojnë fytazi që ta prenotojnë biletën për në Evropianin.

/Indeksonline/