75 Mall Live Search
20:07 / E Hënë, 14 Mars 2022 / AR

Së shpejti rregullohen shkallët tek Posta e Madhe

Së shpejti do të rregullohen shkallët tek Posta e Madhe, në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Kështu njoftoi sot nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu përmes një postimi në Facebook.

Ka disa vite që ato shkallë janë në gjendje të rëndë infrastrukturore, madje edhe të rrezikshme për të ecur në to.

Njëkohësisht nënkryetarja tregoi qe kanë nisur intervenimet në shkallët tek Kroi i Bardhë.

“Përmirësimi i kohës nënkupton edhe nisjen e intervenimeve jashtë sikurse rasti sot me shkallët tek Kroi i Bardhë. Së shpejti edhe me shkallët tek Posta. Ky është vetëm fillimi!“, ka shkruar ajo./Indeksonline/