75 Mall Live Search
17:33 / E Premte, 30 Janar 2026 / MSH1

Së shpejti takimi Gjermani-Mbretëri e Bashkuar, do të diskutohen ndihmat për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania do të takohen së shpejti, për të diskutuar mbi ndihmat për Ukrainën.

Takimi do të mbahet me 12 shkurt, në selinë e NATO-s, raporton IndeksOnline.

Takimi do të mbahet nën margjinat e Grupit të Kontaktit prej Mbrojtjen e Ukrainës.

Ky grup u themelua në prill të 2022-tës dhe ka për mision të ofrojë mbështetje ushtarake për Ukrainën, duke e furnizuar me armë këtë të fundit.

Si Gjermania, ashtu edhe Mbretëria e Bashkuar ka kontribuar me armë dhe fonde të shumta Ukrainën, prej kur Rusia nisi pushtimin e saj, në shkurt të vitit 2022./IndeksOnline/