Së shpejti takimi Trump-Putin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti rus Vladimir Putin, kanë rënë dakord të takohen “në ditët në vijim”.
Kështu deklaroi një zyrtar i Kremlinit, shkruan BBC-i.
Kjo vjen pas deklaratës së Trumpit, që thotë se kishte “shanse të mira” që ai mund të takohej personalisht me homologët e tij rusë dhe ukrainas “shumë shpejt” – për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë.
Afati i fundit i Trumpit që Rusia të bjerëe dakord për një armëpushim në Ukrainë ose të përballet me sanksione më të gjera skadon të premten.
Një takim i mundshëm midis Trumpit dhe Putinit do të pasonte bisedimet e të dërguarit të SHBA-së, Steve Witkoff, me presidentin rus të mërkurën.
Witkoff ka udhëtuar për në Moskë katër herë më parë, vizita të ndjekura nga optimizmi i Trumpit, por që përfunduan pa ndonjë rezultat madhor në bisedimet e paqes.