Sean ‘Diddy’ Combs dërgohet në spital në mes të natës

Sean ‘Diddy’ Combs thuhet se u dërgua në spital nga qelia e tij e burgut të enjten mbrëma.
Reperi 55-vjeçar u tha se ishte transportuar nga Qendra e Paraburgimit Metropolitan në Spitalin e Brooklyn për t’iu nënshtruar një skanimi MRI, rreth orës 22:00 të së enjtes, transmeton Indeksonline.
Diddy, i cili është në pritje të gjyqit për krime të shumta seksuale , thuhet se u dërgua me urgjencë në spital pasi u ankua për dhimbje të forta.
Një burim i tha New York Post se skanimi mjekësor ishte i autorizuar sepse autorin “po e shqetësonte dhimbja”.
Thuhet se ai po vuan një dëmtim të vjetër me të cilin ai pësoi pas vrapimit në maratonën e Nju Jorkut./Indeksonline/