75 Mall Live Search
14:46 / E Martë, 15 Tetor 2024 / H F

SEAN “DIDDY” COMBS “PO ZHYTET”/ Producenti përballet me 6 padi të reja për krime sek*suale nga viti 1995-2021

Rëndohet situata para drejtësisë e këngëtarit dhe producentit Sean “Diddy” Combs, dikur të njohur si Puff Daddy. Reperi po përballet me 6 padi të reja për krime seksuale, në një prej të cilave akuzohet për abuzim me një adoleshent.

Sean “Diddy” Combs, gjithmonë e më shumë po akuzohet si djali i keq dhe abuzues në botën e muzikës!

Këngëtari e producenti I famshëm po përballet me akuza të reja për përdhunim, abuzim seksual dhe sulm seksual.

6 padi të reja u ngritën ndaj tij të hënën në gjykatën federale të Nju Jorkut nga dy gra dhe katër burra. Ato përfshijnë akuza që shtrihen nga viti 1995 deri në vitin 2021.

Akuzuesit e paidentifikuar pretendojnë se disa nga sulmet ndodhën në festat e Combs, ku morën pjesë të famshëm dhe artistë të mëdhenj të muzikës.

Avokatët e  producentit  Combs i mohuan akuzat, duke thënë në një deklaratë për BBC se ai “asnjëherë nuk ka sulmuar seksualisht askënd – të rritur apo të mitur, burrë apo grua”.

Një nga akuzuesit tha se ishte 16 vjeç kur mori pjesë në një nga festat në Hamptons në vitin 1998.

Akuzuesi tha se pa shumë të famshëm dhe artistë të muzikës teksa ecte përreth dhe u përplas me  Combs ndërsa ai ishte rrugës për në tualet. Ai tha se filloi të fliste me Producentin për hyrjen në industrinë e muzikës kur ata shkuan në një vend më privat.

Akuzuesi pretendon se gjatë bisedës së tyre,  Combs e urdhëroi befas që të zhvishej. Padia përfshin një foto të çiftit së bashku në festë me fytyrën e adoleshentit të mjegulluar.

Sipas padisë, Combs ishte “një rit i kalimit” dhe “rruga për t’u bërë yll”. Reperi i tha adoleshentit se mund ta bënte këdo një yll dhe adoleshenti kishte “dukjen e duhur”, thuhet në padi. .

Një tjetër padi një grua që pretendon se Combs e përdhunoi atë në një dhomë hoteli në vitin 2004, kur ajo ishte një studente kolegji 19-vjeçare. Disa nga viktimat e supozuara përfshijnë fëmijë.

Paditë janë të fundit të një seri kallëzimesh ndaj  Combs kohët e fundit, duke e akuzuar manjatin e muzikës për sulme, përdhunime dhe zhvatje seksuale. Ai ka mohuar të gjitha pretendimet civile dhe penale kundër tij.

Combs po përballet me akuza penale federale për shantazh dhe trafik seksual. Këngëtari po mbahet në paraburgim, pasi një gjykatë I mohoi kërkesën për liri me kusht për shkak të rrezikut se mund të largohet/