75 Mall Live Search
18:47 / E Mërkurë, 09 Mars 2022 / AR

Sean Penn bisedon me shefin e kabinetit të Zelensky, tregon se çka i tha

Aktori amerikan, Sean Penn, kishte qëndruar në Ukrainë disa ditë pasi kishte filluar pushimi rus ndaj Ukrainës.

Ai ishte takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, shkruan Indeksonline.

Ndërsa përmes një postimi në ‘Twitter’ aktori tregoi se ka pranuar një telefonatë nga shefi i kabinetit të Zelensky, Andriy Yermak.

I dëshpëruar Yermak tha që avionët ende nuk janë dorëzuar në Ukrainë.

Sapo bisedova me shefin e kabinetit të Presidentit Zelensky, Andriy Yermak. Midis Shtëpisë së Bardhë dhe Qeverisë polake, avionët e nevojshëm dëshpërimisht nuk janë dorëzuar ende në Ukrainë” thotë ai mes të tjerash.

Kujtojmë që të martën pentagoni ka hedhur poshtë propozimin e Polonisë për t’i transferuar avionët e saj luftarak MiG-29 në SHBA për dorëzim në Ukrainë. Njëherësh duke e quajtur këtë propozim (të papranueshëm)./Indeksonline/