75 Mall Live Search
11:02 / E Shtunë, 31 Maj 2025 / FR

Seanca e 24-të dështoi – Deputetët në gjumë, Parlamenti në krizë

Deputetët e Kosovës kanë dështuar sërish për konstituimin e Kuvendit edhe në seancën e 24-të ditën e sotme.

Këtë të shtunë sërish nuk mori votat e mjaftueshme formimi i Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Nga 96 deputetë që ishin në sallë, 53 deputetë votuan pro, një kundër dhe s’pati abstenim.

Seanca e radhës do të mbahet më 2 qeshorë në ora 10:30./IndeksOnline/