Seanca e 24-të dështon sërish, deputetët marrin paga, Qalaj i PDK-së ashpër me gazetarët: “S’është punë e juaja!”

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte caktuar për datën 24 maj, ka dështuar sërish për mungesë kuorumi në votim.
Kjo është një nga shumë seanca që nuk po mbahen për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve, ndërkohë që paga e tyre mujore vazhdon të merret nga buxheti i shtetit.
Për këtë çështje reaguan edhe gazetarët në ambientet e Kuvendit, duke ngritur pyetje për përgjegjësinë e deputetëve ndaj qytetarëve. Por deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, reagoi me tone të ashpra, duke thënë se “nuk është punë e gazetarëve të diskutojnë për pagat e deputetëve”.
Kjo deklaratë ka nxitur reagime në rrjetet sociale, ku qytetarët kërkojnë më shumë transparencë dhe përgjegjësi nga përfaqësuesit e tyre në Kuvend. /Indeksonline/