75 Mall Live Search
07:32 / E Premte, 13 Qershor 2025 / Z S

Seanca e 31-të me radhë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen përsëri sot në orën 11:00 në përpjekje për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Sikurse herëve të tjera edhe sot pritet që deputetët e opozitës të mos propozojë ndonjë kandiat për komisionin për votim të fshehtë.

Lëvizja Vetëvendosje pritet që të kandidojë përsëri për kandidate Albulena Haxhiun, e cila po kundërshtohet nga opozita.

Theksojmë se sot kreu i LDK-së Lumir Abixhiku ka prezantuar një plan 15-pikëshe të qeverisë së unitetit kombëtar./Indeksonline/