Qalaj para fillimit të seancës: S’po shoh sinjal për ndryshim

Deputeti i betuar i PDK-së, Rashit Qalaj është deklaruar pak para nisjes së seancës së 48-të konstituive.
Ai thotë se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të shqetësohen, pasi sipas tij, Kosova është duke humbur shumë.
“Kosova po humb shumë, si në aspektin politik ashtu edhe të ndihmave nga jashtë. Ju e dini që Kosova është duke rrezikuar një fond 900 milionësh nga Plani i Rritjes”, tha Qalaj.
Ai shton se nuk sheh ndonjë sinjal që do të ketë ndryshim në bllokadën e krijuar në politikën vendore.
Derisa për takimin që po flitet mes kryetarit të VV-së Albin Kurti, me kryetarin e Nisma-s, Fatmir Limaj, Qalaj thotë se duhet të ndodhin.