Seanca e fundit para afatit kushtetues, a i ka VV-ja votat? Bahtiri s’përgjigjet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Agim Bahtiri nuk ka treguar nëse janë bërë votat e mjaftueshme për votimin e kandidates për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.
Ai para fillimit të seancës konstituive, e dyta e thirrur për sot, tha para mediave se do të jenë të pranishëm të gjithë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kështu u përgjigj deputeti Bahtiri, derisa u pyet nga gazetarët nëse janë të pranishëm sonte të gjithë bashkëpartiakët në sallë plenare.
“Sigurisht që po”, u përgjigj ai shkurt.