75 Mall Live Search
10:00 / E Hënë, 26 Prill 2021 / k.v

Seanca e Kuvendit, publikohet rendi i ditës

Nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës kanë bërë të ditur rendin e ditës për seancën e sotme.

Fillimisht, do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare.

Do të bëhet edhe ndryshimi i vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.

Ndërsa si pikë e fundit është debati për pandeminë.

Rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091, dhe

Debat parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës.