75 Mall Live Search
10:29 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Seanca e Kuvendit të Kosovës, nis me këngën e Nexhmije Pagarushës

Sot po mbahet seanca plenare për funksionalizimin e komisioneve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Kryesuesja e kuvendit, Vjosa Osmani, para se të filloj seancën, ka thënë se fillimisht në nderë të bilbilit të muzikës shqipe, do ta dëgjojnë një nga perlat e Nexhmije Pagarushës.

Kënga legjendare “Baresha”, po dëgjohet në nderim të Pagarushës, për ta përkujtuar atë, pas vdekjes së saj në moshën 86 vjeçare.


Kujtojmë që dita 9 shkurt, ishte shpallur ditë zie, në nderim të saj. /Indeksonline/