75 Mall Live Search
21:11 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Seanca e kërkuar nga opozita shtyhet për nesër

Seanca e opozitës për të debatuar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk ka arritur të nis edhe pas pauzave të dhëna, për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veslei kërkoi koordinim mes grupeve parlamentare për shkak se siç tha ka një mos koordinim në mes vete.

Ai tha se partnerët e koalicionit ua kanë dhënë një mundësi por grupet parlamentare të opozitës duhet ta kenë kuorumin e nevojshëm për 61 deputetëve.

Në fund është vendosur që seanca të vazhdojë nesër në ora 10:00.