75 Mall Live Search
21:06 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / H F

Seanca e parë e legjislaturës së re përmbyllet me vendime kyçe

Seanca e parë e legjislaturës së re të Kuvendit është përmbyllur pak minuta më parë.

Gjatë kësaj seance u realizuan disa vendime kyçe, transmeton IndeksOnline.

Fillimisht, Kuvendi miratoi Rezolutën për Gjykatën Speciale, e propozuar nga grupi parlamentar i PDK-së.

Më pas, u miratua zgjatja buxhetore për muajin mars, propozuar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Në përfundim, u votua përbërja e Komisioneve Parlamentare, duke miratuar përbërjen e 16 komisioneve të Kuvendit./IndeksOnline/