75 Mall Live Search
15:26 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / Blerim

Seanca e parë me Komisionin e Vendedikut, Tahiri njofton temën e diskutimit

Zëvëndëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri, përmes një postimi të bërë në rrjetin social FB ka bërë të ditur se sot kanë zhvilluar seancën e parë me Komisionin e Venedikut.

Sipas Tahirit në këtë seancë u diskutua për Projekt-ligjin, për Qeverinë.

Ky është njoftimi i tij:

Sot, patëm seancën e parë me Komisionin e Venedikut për të diskutuar për Projekt-ligjin për Qeverinë. Tema kryesore ishte pëcaktimi i numrit të ministrive në ligj dhe kufizimet e kompetencave të Qeverisë në dorëheqje. Më 11-12 dhjetor 2020 do të mbahet sesioni i 125-të plenar i Komisionit të Venedikut ku pritet të miratohet Opinioni për këtë projektligj të rëndësishëm për sistemin tonë juridik.