08:11 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Seanca e Parlamentit serb për Kosovën, Vuçiq prezanton një raport!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të flasë rreth dy orë sot për Kosovën në Parlamentin serb.

Sipas mediave serbe, në Parlamentin e Serbisë do të prezantohet një ‘Raport për Kosovën’.

Prezantimi i këtij raporti do të bëhet nga Vuçiq, para gjithë deputetëve serb, transmeton Indeksonline.

Ky raport thuhet se ka të bëjë me procesin e negociatave në Bruksel si dhe zgjidhjen e çështjes me Kosovën.

Detajet e tjera lidhur me këtë raport nuk janë bërë të ditura, por që seanca është paralajmëruar të fillojë në ora 16:00.

Gjatë prezantimit të këtij raporti nga Vuçiq të pranishëm do të jenë edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ministrat si dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq./Indeksonline/