75 Mall Live Search
11:18 / E Premte, 17 Qershor 2022 / B O

Seanca e radhës në Komunën e Prishtinës, dy ligje të rëndësishme në agjendë

Asambleja e Kuvendit Komunal të Prishtinës do të mblidhet me 29 qershor me disa pika të rendit të ditës.

Asambleistja e LDK-së, Fiknete Bejta ka publikuat agjendën e seancës duke vënë në pah dy pika shumë të rëndësishme për kryeqytetin.

“Për herë të parë Kuvendi i Komunës së Prishtinës po zbaton dy Ligje shumë të rëndësishme pēr arsimin parauniveristar, Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04/L–032 dhe Ligjin për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës nr. 03/L-068.
Me zbatimin e këtyre ligjeve Kuvendi në seancën e radhës bënē caktimin e komisioneve për rekrutim tё drejtorёve dhe zёvendёsdrejtёrёve të institucioneve edukativo-arsimore dhe aftёsuese nё Kryeqytetin e Republikёs sё Kosovёs nё tё gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Dhe kjo po bëhet duke u bazuar në nenin 12, paragrafi 12.2, pika d e Ligjit nr. 03/L – 40, për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, nr. 28/15, qershor 2008), në nenin 20 paragrafi 1, të ligjit për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04/L–032, neni 5, pika (d) të ligjit për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës nr. 03/L-068, nenit 6, si dhe udhëzimin administrativ, nr. 151/2020.
Komuna e Prishtinës në të kaluaren ka pasur shumë telashe e skandale në këtë proces pasiqë komisonet janë vendosur jashtëligjshëm e me shumë marifete.
Arsimi meriton trajtim tjetër dhe kjo do të bëhet” shkruan Bejta në njoftim./Indeksonline/