13:32 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Seanca e së hënës, Isa Mustafa mbledh kryesinë e partisë

Pas caktimit të seancës për formimin e Qeverisë, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës,Isa Mustafa ka mbledhur sot kryesinë e partisë.

Mustafa është parë duke hyrë në takim bashkë me nënkryetaren Vjosa Osmani dhe anëtarët e Kryesisë, Avdullah Hoti, Arben Gashi, Ismet Beqiri dhe Haxhi Avdyli.

Ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë takim, me partinë që ende po synojnë arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje, me Lëvizjen Vetëvendosje.