75 Mall Live Search
09:31 / E Martë, 29 Prill 2025 / H F

Seanca konstituive, deputetët e Listës Serbe arrijnë të parët në kuvend

Brenda pak minutash pritet të nis seanca për zgjedhjen e kryetarit të kuvendt.

Të parët që kanë arritur në kuvend janë deputetët e Listës Serbe, shkruan IndeksOnline.

Nga ana tjetër, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se kandidate për të parën e kuvendit, do të jetë përsëri Albulena Haxhiu.

Mirëpo nga ana tjetër kandidatura e Haxhiut po kundërshtohet ashpër nga opozita.

Rregullorja e Kuvendit të Kosovës parasheh që çdo ndërprerje e seancës konstituive nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë.

Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të jenë emëruar kryetari dhe nënkryetarët, për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë së re. Seanca nis nga ora 10:00./IndeksOnline/