Seanca konstituive do të mbahet më 22 mars, ky është rendi i ditës

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, shkruan Indeksonline.
Siç ka raportuar dje Indeksonline, në këtë mbledhje u vendos që seanca konstituive do të mbahet, më 22 mars në orën 10:00.
Seanca konstituive kryesohet nga deputeti më i vjetër dhe më i riu.
Në rend dite do të jenë:
1. Formimi i Komisionit per verifikimin e mandateve
2. Betimi i deputetëve
3. Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit
