Seanca konstituive vazhdon të premten

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën pasi ka dështuar të votohet Albulena Haxhiu si kryeparlamentare.
Ai tha se seanca do të vazhdojë sërish, më 25 prill në ora 11:00.
“Në sallë kanë votuar 57 deputetë për, 46 kundër dhe 3 kanë abstenuar. Në bazë të rezultateve të votimit nuk kalon kandidatja për kryetare dhe seanca ndërpitet për të premten 25 prill në orën 11:00”, ka thënë Dehari.