75 Mall Live Search
07:34 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / F.R

Seanca në Hagë, sot fjala përfundimtare e mbrojtjes së Kadri Veselit

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, sot do të vazhdojë seanca gjyqësore me deklaratat e mbrojtjes së Kadri Veselit, për t’u pasuar më pas nga mbrojtja e Rexhep Selimit.

Dje përfundoi dita e tretë e deklaratave përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së.

Gjatë kësaj dite, deklaratat i paraqitën mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokatëve Luka Mishetiq, Nina Tavakoli dhe Pierre-Richard Prosper, si dhe mbrojtja e Kadri Veselit, e përfaqësuar nga avokati Rodney Dixon.

Dixon do të vazhdojë edhe sot paraqitjen e mbrojtjes për ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e cila nisi dje para trupit gjykues, por nuk përfundoi.

Gjatë fjalës së tij, Dixon theksoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar, nuk ka paraqitur prova që dëshmojnë se ish-kryetari i Kuvendit ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale.