Seanca në Hagë vazhdon nesër, pritet të dëgjohen deklaratat përmbyllëse
Në Gjykatën Speciale në Hagë nesër do të vazhdoj seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Seanca pritet të nis në ora 09:00 dhe parashihet të përfundoj rreth orës 16:30, raporton IndeksOnline.
Në këtë seancë janë paraparë deklaratat përmbyllëse.
Kujtojmë që Prokuroria në Hagë ka kërkuar dënim me nga 45 vjet për ish-kretët e UÇK-së, nga ana tjetër, pala mbrojtëse ka kërkuar lirimin e të akuzuarve, duke thënë se klientët e tyre janë plotësisht të pafajshëm. /IndeksOnline/

