Seanca nis me propozim për një rezolute lidhur me gjenocidin e Serbisë në Kosovë
Vazhdimi i seancës ka nisur me propozimin e shefit të grupit parlamentar të Nismës SocialDemokrate, Bilall Sherifi që të formohet një komision ad-hok për të hartuar një rezolutë lidhur me gjenocidin e Serbisë në Kosovë.
Ai tha se është koha që të krijohet një komision at-hot nga Kuvendi i Kosovës dhe të gjitha deklarimet publike të partive politike t’i bashkojnë në një rezolutë, lidhur me gjenocidin e Serbisë në Kosovë.