Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pas pak
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda është shprehur se pas pak pritet të thirret seanca e Kuvendit të Kosovës, në lidhje me amandamentet për Presidentin.
Ndërsa pak minuta më parë me 6 vota për dhe 2 kundër Komisioni për Legjislacion i ka miratuar amandamentet kushtetuese të paraqitura nga presidentja Vjosa Osmani.
Deri te votimi i këtyre amandamenteve është bërë një debat i gjerë me mospajtime ndërmjet anëtarëve të këtij komision./Indeksonline/

