75 Mall Live Search
11:03 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Seanca për dialogun mbahet sot në ora 14:00

Seanca për dialogun e paraparë të mbahet sot në orët e paradites është shtyre për orën 14:00.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i grupit parlamentar të PSD, Dardan Sejdiu.

Në një prononcim për media ai ka thënë se kjo rezolutë duhet të votohet në mënyrë që të sigurohen interesat nacionale.

“Nëse votohet kjo rezolutë sigurohemi që Kuvendi merr përgjegjësin që ti mbroj interesat nacionale” është shprehur Sejdiu.
Sipas tij, asnjë institucion nuk duhet të jetë mbi republikën.

“Kosova do të ketë projektligj për dialogun, asnjë institucion nuk do të jetë mbi Republikën” është shprehur Sejdiu.

Ndryshe, ai i ka bërë thirrje që në këtë proces të kontribuojnë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosja.

Rikujtojmë që të dyja këto subjekte nuk do të jenë pjesë e kësaj seance, ashtu siç ka konfirmuar për subjektin e tij edhe vet deputeti Avdullah Hoti./Indeksonline/