Seanca për mosbesimin e qeverisë malazeze, më 4 shkurt?

Koalicioni “E zeza në të bardhën” ka kërkuar që seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Malit të Zi për mosbesimin e qeverisë, të mbahet më 4 shkurt.
Kështu i kanë konfirmuar nga parlamenti televizionit publik malazez.
Koalicioni i mbledhur rreth lëvizjes qytetare “URA” të zv/kryeministrit, Dritan Abazoviq, dhe një pjese të partive opozitare, dorëzoi dje nismën për mosbesimin qeverisë.
Ndërsa pak orë më vonë, kryeministri Zdravko Krivokapiq e inicioi shkarkimin e Abazoviqit, dhe i kërkoi parlamentit të mblidhet më 3 shkurt për ta miratuar këtë kërkesë të tij.