13:42 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Seanca për myslimanët Rohingya, laureatja e “Nobelit” s’i pranon akuzat për gjenocid

Laureatja e “Nobelit”, Aung Suu Kyi, e cila është udhëheqëse “de facto” e Mianmarit, ka mbrojtur vendin e saj kundër akuzave për gjenocid ndaj myslimanëve Rohingya, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ajo mori një qëndrim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në Hagë, kundër çështjes së ngritur nga vendi i vogël i Afrikës Perëndimore, Gambia. Pasi dje gjykata filloi seancën, Gambia kërkoi nga gjykata të parandalonte Mianmarin nga vrasjet e mëtejshme të myslimanëve Rohingya.

Mianmari është akuzuar për shkelje të detyrimeve të saj sipas Konventës së Gjenocidit në të ashtuquajturën “operacione ushtarake të pastrimit” kundër myslimanëve Rohingya.

Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë iu tha se popullsia Rohingya kontrollohet nga urdhrat, sigurimi dhe pikat e kontrollit.

Suu Kyi fitoi çmimin “Nobel” për paqe në vitin 1991 për luftën e saj të gjatë për demokraci dhe qëndrimin në arrest shtëpiak për 15 vjet, të imponuar ndaj saj nga junta ushtarake në atë kohë në pushtet.

Megjithatë, ajo është kritikuar për heshtje ndaj akuzave për krime lufte të kryera nga ushtria kundër etnisë Rohingya në vendin e saj.