Seanca për Naim Murselin, i pranishëm edhe psikiatri që bëri raportin për të akuzuarin

Ish- drejtori i Klinikës së Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri është paraqitur në seancën gjyqësore për rastin e Liridona Ademaj.
Haxhibeqiri do të dëshmojë sa i përket ekzaminimit psikiatrit të Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportit nuk është konstatuar asnjë çrregullim mendor te i akuzuari.
Naim Murseli ishte dërguar për ekzaminim psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike gjatë muajit korrik, si pjesë e hetimeve për vrasjen që tronditi opinionin publik në fund të vitit të kaluar.