75 Mall Live Search
13:46 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Seanca për përjashtimin e Kosovës nga EQAR mbahet të mërkurën

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme për përjashtimin e Kosovës nga Regjistri Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart (EQAR) të mbahet të mërkurën.

Kjo u vendos në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, ku morën pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare të partive politike.

Ndryshe, kjo ishte e vetmja pikë e rendit të ditës, ndërsa nuk u diskutua për demarkacionin dhe se nuk ka asnjë informacion se kur do të mbahet kjo seancë./Indeksonline/