Seanca për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, deputetët e AAK-së, arrijnë të parët në Kuvend

Kuvendi Kosovës sot mban seancën në të cilën pritet që për herë të shtatë të hedhet në votim Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike.
Të parët që kanë arritë në Kuvendin e Kosovës janë deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët kanë qenë pro këtij ligji që nga fillimi.
“Ky projektligj ka sjellë debate të ashpra midis deputetëve të koalicionit dhe atyre të opozitës, ndërsa këta të fundit janë shprehur vazhdimisht kundër tij, anipse në rrethana çfarë ndodhet Kosova, nevoja e rimëkëmbjes ekonomike është e domosdoshme”, thuhet në njoftimin e shtypit./Indeksonline/