75 Mall Live Search
17:05 / E Hënë, 20 Prill 2026 / F.R

Seanca për protestuesit e arrestuar në tubimin e PD, 5 në burg dhe 6 detyrim paraqitje

U mbajt në Gjykatën e Tiranës seanca për masën ndaj 11 protestuesve të arrestuar në protestën e PD të së premtes.

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 protestues, ndërsa për 6 të tjerë është vendosur masa “detyrim paraqitjeje”, në lidhje me protestën e organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë më 17 prill.

Kjo është hera e parë që nga protestat e fundit që gjykata vendos masën më të rëndë të sigurisë ndaj protestuesve të ndaluar pas tubimeve të opozitës./a2cnn