Seanca për raportimin e Hotit, vazhdon të enjten

Seanca e raportimit të kryeministrit Avdullah Hoti për dialogun është ndërprerë për të vazhduar të enjten, ku pritet edhe të votohet një projekt-rezolutë për dialogun.
Në këtë seancë u debatua shumë rreth dialogut me Serbinë, por që në fund nuk pati kuorum për votimin e një rezolute.
Seanca do të vazhdojë të enjten në ora 10:00.