75 Mall Live Search
10:13 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / k.v

Seanca për rastin “Banjska”, masa të rrepta sigurie te Pallati i Drejtësisë (Pamje)

Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq janë sjell në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nën masa të rrepta sigurie.

Brenda kësaj gjykate po mbahet seanca përgatitore për rastin e sulmit në Banjskë, në të cilën të akuzuarit që ndodhen në paraburgim në Kosovë, pritet të deklarohen lidhur me fajësinë, transmeton IndeksOnline.

Seanca nisi me leximin e emrave të të akuzuarve që ndodhen në sallën e gjyqit, ndërkohë që prokurori po lexon aktakuzën.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur, më 11 shtator një aktakuzë ndaj 45 personave, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale, por vetëm tre prej tyre janë në dispozicion të organeve të drejtësisë./IndeksOnline/