“Seanca për referendumin e Serbisë”, mblidhet Kuvendi – mungon PDK-ja!

Janë mbledhur deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për referendumin kushtetues të Serbisë.
LVV, LDK, AAK dhe minoritetet po marrinë pjesë në këtë seancë.

Ndërsa, PDK-ja e Memli Krasniqit ka vendosur mos të marrë pjesë.

Kujtojmë se të tri partitë opozitare janë shprehur pro vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë, duke e konsideruar këtë shkelje flagrante të sovranitetit të shtetit të Kosovës. /Indeksonline/