75 Mall Live Search
11:57 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Seanca për ‘Syrin e Popullit’, Hashim Thaçi merr në pyetje Sadri Ramabajën

Është duke u zhvilluar seanca gjyqësore ndaj 10 të akuzuarve në rastin e njohur si ‘Syri i Popullit’ të cilët dyshohen se përmes kësaj organizate kriminale kanë përgatitur atentate ndaj krerëve shtetërorë, përfshirë këtu edhe presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Thaçi është ftuar sot si i dëmtuar nga Prokuroria Speciale që të marrë pjesë në seancën shqyrtuese për ta pyetur njërin nga të akuzuarit, profesorin Sadri Ramabaja.

Gjyqtarja e këtij rasti, Naime Jashanica Krasniqi ka kërkuar që gjatë kësaj kohe sa Thaçi e merr në pyetje Ramabajën, të përjashtohet publiku dhe mediat dhe që seanca të jetë e mbyllur, transmeton Indeksonline.

Aktvendimi është marrë me kërkesë të presidentit Thaçi. Ramabaja gjatë të hënës u mor në pyetje edhe nga i dëmtuari, avokati Azem Vllazi i cili ishte plagosur në mars të vitit 2017 nga Murat Jashari, i akuzuar si i përfshirë në këtë organizatë./Indeksonline/