09:44 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Seanca për votim të Qeverisë – presidenti s’merr ftesë për të qenë i pranishëm

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ende nuk ka marrë ftesë që të marrë pjesë në seancën e sotme të votimit të Qeverisë së Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Burimet e IndeksOnlinet brenda Kuvendit të Kosovës kanë thënë se kryetarja Vjosa Osmani nuk i ka dërguar akoma ftesë presidentit për këtë seancë cila pritet të nisë në orën 11:00.

Rikujtojmë se edhe në seancën kur është votuar Qeveria e Kurtit, presidenti nuk kishte pranuar ftesë për të qenë i pranishëm.

Por në të kaluarën në momentet e para që është caktuar seanca për votimin e Qeverisë, ftesë zyrtare i është dërguar gjithmonë presidentit të vendit, që si kreu i shtetit me interes të veçantë të jetë prezent gjatë seancës./IndeksOnline/