20:28 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Deputetët e LDK-së shkojnë në sallë, presin fillimin e seancës së thirrur nga opozita

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilët kanë bojkotuar seancën për votimit e ekipit negociator për bisedimet me Serbinë tani janë rikthyer në sallën e Kuvendit.

Derisa, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli po fliste për shtyrje të seancës, deputetët e LDK-së janë futur në sallën e seancës, transmeton Indeksonline.

Ata kanë kërkuar nga  Veseli, që të shkojë në sallë dhe të fillojë punimet seanca e thirrur nga opozita, për të miratuar një rezolutë për integritetin territorial të Kosovës.

Sic shihet në këto fotografi të Indeksonline, deputetët e LDK-së po qëndrojnë në sallë.

Ndërsa, Kryetari Veseli më parë njoftoi se seanca është shtyer për nesër në ora 14:00./Indeksonline/