75 Mall Live Search
15:35 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / MSH

Seancat po mbahen në sallë alternative, Kuvendi tregon kur është gati salla kryesore

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sot u mbajt seancë jo si herat e kaluara.

Seanca nuk u mbajt në sallën e zakonshme, por në një sallë tjetër, për shkak të renovimeve që po bëhen në të, raporton Indeksonline.

Zhvillimi i punimeve plenare në salla të ngushta alternative u vlerësua si i vështirë nga ana e opozitës.

Lidhur me këtë ka reaguar Drejtoria e Kuvendit.

Përmes një njoftimi zyrtar, Drejtoria ka bërë të ditur se punimet për vendosjen e pajisjeve të reja në sallën e seancave pritet të përfundojnë gjatë pushimit midis dy sesioneve.

“Për rrjedhojë, deri në fund të sesionit pranveror, seancat e Kuvendit do të mbahen në sallën 506” thuhet në njoftim./Indeksonline/