75 Mall Live Search
07:06 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend, diskutohet për Luginën

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme me të vetmin pikë të rendit të ditës, situatën aktuale e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Seanca është paraparë që të fillojë në orën 11:00, dhe do të diskutohet edhe për angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të drejtat dhe vështirësitë e tyre.