Seancë e veçantë sot në Kuvendin e Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për mbajtjen një seance të veçantë.
Me rastin e shënimit të 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të veçantë, e cila do t’i kushtohet ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Indeksonline.
Deputetëve do t’u drejtohet Vasfije Krasniqi-Goodman dhe seanca nis në ora 11:00./Indeksonline/