Seancë solemne në 12 vjetorin e shtetësisë së Kosovës

Deputetët e legjislaturës së re do të mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës për të zhvilluar seancën solemne në 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Seanca solemne e udhëhequr nga Vjosa Osmani pritet të fillojë në ora 11:00, transmeton Indeksonline.
I pranishëm në këtë seancë do të jetë edhe kryeministri i vendit, Albin kurti, përfaqësues të familjes Jashari, familjes Rugova, e të ftuar ndërkombëtarë e vendorë./Indeksonline/