16:47 / E Enjte, 04 Mars 2021 / A. M.

Seancën e parë të konstituimit të Kuvendit do ta udhëheqë ky deputet i VV-së

Tashmë gjithçka po shkon drejt konstitumit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

KQZ ka shpallur edhe rezultatet përfundimtare, me ç’rast me 49.95% të votave, Vetëvendosje ka fituar vendin e parë dhe numrin më të madh të deputetëve, saktësisht 58 sosh.

Nga partia fituese tashmë kanë treguar edhe kur do të përmbyllet edhe formimi i institucioneve.

Ndërkaq, një fakt interesant është se seanca e parë e Kuvendit të Kosovës do të udhëhiqet nga babai i Astrit Deharit, Avni Dehari.