75 Mall Live Search
14:03 / E Mërkurë, 25 Maj 2022 / C E

Secila më e bukur se tjetra, Premier Liga publikon portierët që janë në garë për pritjen më të mirë të sezonit

Dhjetë nga pritjet më të mira nga portierët në sezonin 2021/22 janë nominuar për çmimin “Castrol Save of the Season” ku tifozët mund të vendosin se kush do ta fitojë çmimin në fjalë.

Tani është koha që tifozët të vendosin për pritjen më të mirë nga nëntë portierët e nominuar, të cilët janë nga tetë klube të ndryshme angleze.

Votat e publikut do të kombinohen me ato të një paneli ekspertësh të futbollit për të vendosur fituesin, i cili do të publikohet gjatë kësaj jave.

Më poshtë i gjeni portierët e nominuar dhe pritjet e tyre.

Alisson Becker – Liverpool (Norwich 0:3 Liverpool), 14 gusht 2021

Bernd Leno – Arsenal (Arsenal 0:2 Chelsea), 22 gusht 2021

David De Gea – Manchester United (Wolverhampton 0:1 Manchester United), 29 gusht 2021

David De Gea – Manchester United (Leicester 4:2 Manchester United), 16 tetor 2021

Edouard Mendy – Chelsea (Brentford 0:1 Chelsea), 16 tetor 2021

Aaron Ramsdale – Arsenal (Leicester 0:2 Arsenal), 30 tetor 2021

Emiliano Martinez – Aston Villa (Aston Villa 2:1 Leicester), 5 dhjetor 2021

Martin Dubravka – Newcastle (Newcastle 0:4 Manchester City), 19 dhjetor 2021

Jordan Pickford – Everton (Everton 1:0 Chelsea), 1 maj 2022

Nick Pope – Burnley (Aston Villa 1:1 Burnley), 19 maj 2022