75 Mall Live Search
22:12 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Secila më e mirë se tjetra, motrat Kardashian “çmendin” me pozat e reja!

E premtja është dita e Kombëtare e vëllezërve dhe motrave në SH.B.A. dhe klani Kardashian/Jenner ishin aty për ta uruar njëra-tjetrën.

Kylie Jenner ishte e para që uroi të gjithë, ashtu si dhe ndau disa foto të mëparshme të motrave të saj Kourtney, 40 vjeç, Kim, 39, Khloe, 35 vjeç dhe Kendall, 24 vjeç, kur bashkëpunuan me të për Kylie Cosmetics.  

“Gëzuar Dita Kombëtare për të gjithë vëllezërit dhe motrat që ndodhen atje ’, – u shpreh miliarderi 22-vjeçare në faqen e saj në Instagram Kylie Cosmetics. 

‘Edhe pse shumë prej nesh nuk mund të jenë tani me motrat dhe vëllezërit, ne e dimë se do të jemi përsëri së shpejti bashkë! Shkruani, telefononi ose FaceTime sot motrat dhe vëllezërit tuaja për të treguar dashurinë ndaj tyre’.

Kujtojmë që familja e tyre ka qëndruar larg gjatë vetë-izolimit për shkak të COVID-19./Indeksonline/