08:01 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sefaj raporton për zhvillimet në Inspektoratin e Policisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj pritet që sot të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri.

Ministri Sefaj pritet që të raportojë  rreth zhvillimeve që kanë ndodhur në Inspektoratin Policor të Kosovës me ç’rast është publikuar një bisedë mes kryeshefit Hilmi Mehmeti dhe disa vartësve të tij ku dëgjohet presioni që u bën atyre për  të ndikuar në punësime.

Pas kësaj Sefaj ka suspenduar nga puna kryeshefin Mehmeti, ndërsa lidhur me këtë rast Prokuroria është duke i bërë hetimet. /KP