18:26 / E Martë, 23 Prill 2024 / Gj. Sh

Sefedin Muçaj zgjedhet Dekan i ri i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se profesor, Sefedin Muçaj është zgjedhur Dekani i ri i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Ai ka marr gjithsej 161 vota nga pjesëtarët e stafit akademik dhe 27 anëtarët e Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë.

Sefedin Muçaj është profesor i rregullt (Prof. Dr.) dhe Shef i Katedrës së Epidemiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, specialist i epidemiologjisë dhe Shef i Sektorit për Sëmundje Kronike Jo infektive në Departamentin e Epidemiologjisë në IKSHPK.

Postimi i plotë: